Helti Construction kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin ; Inxhinier/e Ndertimi/ Mekanik.
Detyrat
- Të ketë njohuri dhe eksperience ( preferohet ne fushen e perpunimit të fasadave të xhamit, dyerve e dritareve te aluminit).
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve.
- Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
- Përpilimin dhe kontrollin e dokumentacionit tekniko-ligjor, si processverbalet, libreza masash dhe situacione.
- Të ketë aftesi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në repart.
- Të drejtojë dhe supervizojë stafin në repart.
- Të zbatojë me rigorozitet rregullat e sigurise se shëndetit dhe të punës.
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë
- Minimalisht 3 vjet experiencë punë (preferohet kryesisht në fushën e aluminit).
- Të ketë njohuri dhe të dijë të përdorë programet Autocad office
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, (edhe gjuhe tjeter)
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, dhe komunikuese
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
- Aftësi të mira kompjuterike MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel,
- Aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve teknike
Ofrohet:
- Kushte të kënaqshme pune.
- Ambient miqësor dhe bashkëpunues.