Përshkrimi
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, A.S.A Trade kërkon të punësojë Graphic Designer. Kompania renditet ndër importuesit më të mëdhenj në Shqipëri për suvenire, veshje dhe artikuj dekorativë.
Përgjegjësitë
- Krijimi i dizajneve për magnete dhe suvenire, në përputhje me kërkesat e kompanisë apo të klientëve.
- Përgatitja për printim e materialeve grafike.
- Përdorimi i printerit të kompanisë dhe mbikëqyrja e procesit të printimit.
- Kontrollimi i dizajneve për të identifikuar gabimet dhe për të verifikuar cilësinë.
Kualifikimet
- Përvojë në fushën e dizajnit grafik; përvoja me dizajne për printim përbën avantazh.
- Zotërim i programeve grafike, si Adobe Photoshop, Illustrator ose programe të ngjashme.
- Aftësi për organizim metodik të punës dhe përmbushje të afateve.
- Qasje krijuese, korrektësi dhe kujdes i veçantë për detajet.
- Njohuri të anglishtes.
Çfarë ofrojmë:
- Pagesë konkurruese, të përcaktuar sipas eksperiencës.
- Mjedis të qëndrueshëm pune, ku nxitet bashkëpunimi.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portofoli personal, nëse disponohet.
Vendndodhja e punës: Autostrada Durrës–Tiranë, 20 m mbrapa Hotel “Delta Event”.