ARI THE BRAND SH.P.K, me seli në Lagjja Arbëria, Rr. “Vicianum” Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:
SHITËSE
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatja duhet ta ketë përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Përvoja e mëparshme në shitje përbën përparësi.
- Duhet të jetë në gjendje t’i kuptojë nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Kërkohen komunikim dhe organizim të shkëlqyer.
- Kandidatja duhet të ketë fleksibilitet në orarin e punës.
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Të kujdeset për klientët dhe ofrimin e shërbimeve.
- T’i njoftojë klientët mbi specifikat e produktit.
- T’i zbatojë procedurat e shitjes në harmoni me politikat e kompanisë.
- Të sigurojë që dhoma e provës dhe ambientet e dyqanit të mbahen të rregullta e të pastra.
- Të jetë përgjegjëse për mallin që ndodhet në dyqan.
- T’u ofrojë klientëve shërbim cilësor, profesional dhe të kënaqshëm.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të kërkuara nga punëdhënësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompanisë.
- Të bashkëpunojë me kolegët për çështje të ndryshme në fushën e higjienës dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet ta kenë mbaruar shkollën e mesme.
- Kërkohen aftësi të shkëlqyera për planifikimin dhe organizimin e punës.
- Duhet të kenë aftësi për menaxhimin e punës nën presion.
Kandidatët që përmbushin kushtet e mësipërme do të ftohen në fazat e ardhshme.