Përshkrimi
Njoftim për punësim: Përfaqësues Shitjesh
Vendndodhja: Tiranë + Veri
Orari:
Me kohë të plotë:
- E Hënë–E enjte: 08:00–17:00
- E Premte: 08:00–16:00
- E shtunë dhe E diel: pushim
Detyrat
Detyrat kryesore
- Zhvillimi dhe administrimi në terren i portofolit të klientëve aktualë dhe të mundshëm.
- Krijimi i lidhjeve me vendimmarrësit kryesorë të bizneseve, duke paraqitur përfitimet e bashkëpunimit.
- Komunikimi periodik me klientët, pranimi i porosive dhe hedhja e tyre në sistemin online.
- Informimi i Menaxherit të Linjës për rezultatet e shitjeve dhe çështjet e hasura, si edhe përcjellja e zgjidhjes së tyre.
- Kontrolli i stokut dhe njoftimi i eprorëve kur evidentohen mungesa.
Kualifikimet
Aftësitë kryesore
- Kompetenca shumë të mira në komunikim, negocim, prezantim dhe punë bashkëpunuese.
- Aftësi për organizimin e kohës dhe fokus të qartë te rezultatet.
- Njohja e sektorit të printimit/paketimit dhe e zhvillimeve më të reja konsiderohet përparësi.
- Njohuri për qasjet bashkëkohore të shitjes dhe marketingut, tradicional & digjital.
- Njohuri të mira të Microsoft Office.
- Aftësi në hulumtim tregu, komunikim me email dhe përdorim profesional të mediave sociale.
Arsimi dhe përvoja
- Kërkohet diplomë universitare; Bachelor në Shitje, Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose në fusha të përafërta përbën avantazh.
- Të paktën 2 vite eksperiencë në shitje apo në role të ngjashme.
- Trajnime/kualifikime në shitje, menaxhim, marketing, financë dhe komunikim.
- Leje drejtimi Tipi B për automjete të vogla.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese së bashku me bonuse të bazuara në performancë.
- Trajnime profesionale dhe mundësi për avancim në karrierë.
- Mjedis pune energjik, ku vlerësohen idetë e punonjësve.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjidhen për intervistë.