Përshkrimi
Archistone po kërkon të punësojë një Ekonomist.
- Pagesa fillestare për 3 muajt e parë është 80.000 Leke neto/muaj; më pas niveli i pagës përcaktohet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit.
- Orari i punës është nga e hëna deri të shtunën, 08:00 - 17:00.
- Pushimet vjetore ofrohen në përputhje me Kodin e Punës.
Detyrat
- Të realizojë hedhjen kontabël të faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, si edhe lëvizjeve të arkës dhe bankës së shoqërisë.
- Të ndjekë procesin e rakordimeve me klientët dhe furnitorët.
- Të paraqesë raporte periodike ditore, javore dhe mujore për drejtimin e shoqërisë lidhur me gjendjen financiare.
- Të mbështesë departamentin e shitjeve në përgatitjen e preventivave dhe ofertave për klientët.
- Të mbajë komunikim me studiot partnere konsulente për ecurinë e çështjeve ligjore dhe të personelit të shoqërisë.
Data e nisjes së punës është 01.09.2026.