Përshkrimi
Kompania Arb-Security shpk po kërkon një Specialiste Finance.
Detyrat
- Përgatitja, regjistrimi dhe fiskalizimi i plotë i faturave të shitjes.
- Verifikimi dhe rakordimi çdo muaj i Librit të Shitjeve me llogaritë e sistemit dhe Portalin selfcare.
- Administrimi dhe rakordimi i kartelave të klientëve, komunikimi me ta për mospërputhjet dhe raportimi i çdo konstatimi deri në likuidimin e plotë të faturës së shitjes.
- Hartimi i raporteve mujore për shitjet dhe debitorët.
- Kryerja e detyrave të tjera që caktohen sipas kërkesave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë e arsimit të lartë në Ekonomi.
- Së paku 3 vite përvojë të mëparshme në Departament Finance – kontabiliteti.
- Njohje të mira të kontabilitetit dhe proceseve të fiskalizimit.
- Zotërim shumë i mirë i Excel.
- Aftësi analitike dhe orientim drejt zgjidhjeve.