Customer Support Team Member kujdeset për komunikimin me klientët dhe për ruajtjen e një niveli të lartë shërbimi në të gjitha kanalet e komunikimit të klientëve të ankandet.com.
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat kryesore:
- U përgjigjet kërkesave dhe pyetjeve të klientëve me email, telefon dhe mesazhe, në mënyrë profesionale dhe brenda një kohe të arsyeshme.
- Jep informacion të saktë për ankandet, ofertat, pagesat, dërgesat, kthimet dhe çështjet që lidhen me llogaritë e klientëve.
- Ndihmon klientët me ndjekjen e porosive, verifikimin e pagesave dhe mbështetjen pas shitjes.
- Administron dhe zgjidh ankesat me efikasitet, duke u fokusuar te zgjidhja dhe kënaqësia e klientit.
- Referon te menaxhmenti rastet e ndërlikuara ose mosmarrëveshjet kur kërkohet.
- Regjistron me saktësi dhe mban të përditësuara komunikimet me klientët në Shopify dhe në sistemet e brendshme.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave të porosive dhe informacionit të klientëve.
- Bashkërendon punën me ekipet e operacioneve, logjistikës dhe financës për të trajtuar çështjet e klientëve.
- Merr pjesë në përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së klientit dhe të reputacionit të kompanisë.
- Respekton politikat e brendshme të kompanisë dhe standardet për mbrojtjen e informacionit.
Kërkesat:
- Zotërim i rrjedhshëm i shqipes dhe anglishtes, si në të shkruar ashtu edhe në komunikim verbal.
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe aftësi për menaxhimin e situatave me klientë.
- Aftësi për punë në ambient fizik (on-site) dhe për trajtimin paralel të disa kërkesave.
- Njohuri bazë të Shopify dhe Google Workspace, ose gatishmëri për trajnim.
- Organizim i mirë, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për punë në një mjedis dinamik të e-commerce.