Rreth pozicionit
Kërkohet një Shitëse dinamike dhe e përpiktë!
Ami Event, ndër sallonet më të njohura në Tiranë për fustane nusërie dhe eventesh, kërkon të shtojë në ekipin e vet profesional e mikpritës një Shitëse.
Përgjegjësitë
- Pret klientët dhe u ofron ndihmë me profesionalizëm e sjellje të këndshme.
- Prezanton artikujt dhe shërbimet që ofron salloni.
- U jep këshilla klientëve sipas kërkesave të tyre dhe i udhëzon drejt zgjedhjeve të përshtatshme.
- Administron pagesat, faturat dhe arkën e përditshme.
- Kujdeset që vendi i punës të mbetet i rregullt dhe i pastër.
- Mban të përditësuar inventarin dhe bashkërendon punën me ekipin për menaxhimin e stoqeve.
- Ndihmon në përpunimin e porosive dhe rezervimeve.
Kërkesat
- Përvoja e mëparshme si shitëse ose në shërbimin ndaj klientit përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe sjellje profesionale.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe punë nën presion.
- Paraqitje e rregullt dhe e kujdesshme.
- Njohuri bazë për përdorimin e telefonit ose tabletit për porosi, pagesa dhe sistemet e sallonit.
- Gatishmëri për orare fleksibël.
Përfitimet
- Pagë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Mjedis modern pune me staf miqësor.
- Trajnime.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Aplikantët duhet të jenë pa angazhime të tjera, pasi orari i punës nuk mundëson ndjekjen e studimeve apo punësimin tjetër.