American Safe Guard po kërkon Sigurim themelor për Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë.
Detyrat kryesore
- Të pengojë hyrjet pa autorizim dhe veprimtaritë e paligjshme në pronën e kompanisë.
- Të parandalojë dhe të reagojë ndaj rasteve të vandalizmit dhe dëmtimit të pronës.
- Të parandalojë dhe të ndërhyjë në rast vjedhjeje, humbjeje, përvetësimi ose fshehjeje të mallrave, parave, sendeve me vlerë, dokumenteve dhe materialeve të tjera.
- Të mbrojë njerëzit nga rreziqet dhe lëndimet fizike.
- Të raportojë shkeljet dhe personat përgjegjës te personat kompetentë.
- Të zbatojë dhe respektojë rregullat, procedurat dhe udhëzimet e Kompanisë.
Përfitimet
- Ofrohet sigurim shëndetësor.
- Mundësi për avancim profesional dhe kushte të favorshme pune.
- Përparësi u jepet personave të licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.