Përshkrimi
American Dental Hospital – Tiranë po zgjeron ekipin me një Asistente Dentare të motivuar, të rregullt dhe të organizuar.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon gjatë trajtimeve stomatologjike.
- Përgatit kabinetin dhe pajisjet e punës.
- Kryen sterilizimin dhe kujdeset për mirëmbajtjen e instrumenteve.
- Sistemon materialet dentare.
- U ofron mbështetje dentistëve përgjatë procedurave.
- Kujdeset për pacientët dhe komunikon me ta në mënyrë profesionale.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe të sterilizimit.
Kualifikimet
Profili i kërkuar:
- Përvojë e mëparshme në rolin e asistentes dentare.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi në punë.
- Aftësi të mira për komunikim dhe organizim.
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
- Njohuri elementare kompjuterike.
- Përvoja në implantologji, kirurgji orale ose protetikë konsiderohet përparësi.
Orari
- Turni I: 08:00 – 16:00
- Turni II: 11:00 – 19:00
Vendndodhja
Tiranë