Përshkrimi
American Dental Hospital po e zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe janë në kërkim të një Agjent/e Turizem Dentar Italisht.
Detyrat
- Mban komunikim telefonik me pacientë italianë.
- Ofron sqarime të hollësishme lidhur me shërbimet dentare dhe paketat e trajtimit.
- Ndjek kërkesat e marra dhe i kthen ato në rezervime konkrete.
- Organizon terminet dhe u qëndron pranë pacientëve gjatë gjithë rrjedhës së procesit.
- Krijon dhe ruan raporte të mira me klientët.
- Punon ngushtë me stafin mjekësor për të koordinuar trajtimet.
Kualifikimet
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Eksperiencë në shitje dhe në turizëm dentar.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Aftësi për organizim dhe bashkëpunim në ekip.
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit.
- Njohja e një gjuhe tjetër përbën përparësi.
Ofrohet
- Page baze + Bonuse
- Fundjava pushim
- Kushte shume te mira pune