Përshkrimi
Aluflor Construction Group vepron në fushën e projektimit dhe instalimit të fasadave prej xhami dhe Alucobond. Kompania është në kërkim të një Specialist montimi.
Detyrat
- Të marrë përgjegjësinë për të gjitha fazat e montimit gjatë realizimit të projekteve të ndryshme.
- Të tregojë angazhim të lartë gjatë gjithë orarit të punës.
- Të bashkëpunojë mirë me kolegët dhe të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmë sa herë që paraqiten nevojat e kompanisë.
- Të dallohet për ndershmëri, integritet dhe korrektësi në punë.
- Të mbajë konfidencialitet në lidhje me çështjet e punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë të mëparshme në montimin e fasadave me xham dhe alucobond.
- Të ketë aftësi për të njohur dhe lexuar projektet.