Aluflor synon të angazhojë një Mbikëqyrës Punimesh / Inxhinier Zbatimi që do të ndjekë dhe mbikëqyrë punët për ndërtimin dhe rikonstruksionin e një prej magazinave të kompanisë. Roli përfshin organizimin dhe verifikimin e aktiviteteve në terren, për t’u siguruar se realizimi përputhet me projektin, specifikimet teknike, standardet e cilësisë dhe afatet e vendosura.
Objekti i punës gjendet në Shkozet, Durrës. Për shkak se roli lidhet drejtpërdrejt me monitorimin dhe mbikëqyrjen e kantierit, kërkohet prani në objekt dhe koordinim me ekipet e punës dhe përgjegjësit e projektit.
Orari dhe niveli i angazhimit përcaktohen me marrëveshje mes palëve, sipas kërkesave të projektit dhe disponibilitetit të kandidatit. Pozicioni mund të realizohet me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, në përputhje me marrëveshjen.