Përshkrimi
Një kompani italiane kërkon një Eksperte Kontabël që të menaxhojë kontabilitetin e saj të brendshëm.
Detyrat kryesore
- Administrimi i kontabilitetit të brendshëm të kompanisë.
- Kryerja e hapjes dhe mbylljes së përditshme të llogarive kontabël.
- Regjistrimi, si edhe verifikimi, i dokumenteve financiare.
- Koordinimi me administratën dhe sektorët e tjerë të kompanisë.
Kualifikimet
- Të paktën 3 vite përvojë në fushën e kontabilitetit.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Aftësi të mira organizimi dhe kujdes i lartë për hollësitë.
- Gatishmëri për udhëtime të rastësishme në Itali.
Ofrohet:
- Mundësia për të punuar edhe nga shtëpia (remote).
- Bashkëpunim afatgjatë me kompani italiane.
- Mjedis profesional, së bashku me mundësi për zhvillim.
- Page e kenaqshme.