Përshkrimi
ALPAK SOLUTIONS SHPK po kërkon të punësojë Inxhinier Mekanik.
Detyrat
- Të realizojë riparime për makineri dhe kompresorë industrialë të KAESER KOMPRESSOREN SE.
- Të administrojë marrëdhënien e punës me kompaninë gjermane KAESER KOMPRESSOREN SE, prej së cilës kompania ka të drejtën ekskluzive për shitjen dhe mirëmbajtjen e kompresorëve industrialë të kësaj marke në SHQIPERI.
- Të monitorojë orët e funksionimit të kompresorëve të shitur nga kompania, për të cilët nevojiten mirëmbajtje dhe shërbime përkatëse.
- Të ofrojë mbështetje për çdo çështje teknike ose mekanike që mund t'u paraqitet klientëve.
- Të punojë së bashku me departamentin e financës për çmimet e pjesëve të shërbimit, si edhe për ndjekjen dhe mënyrën e pagesës së detyrimeve nga klientët.
- Të jetë i gatshëm të marrë pjesë në të gjitha trajnimet e organizuara nga kompania gjermane, përfshirë trajnimet në Gjermani.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Inxhinieri Mekanike.
- Të ketë së paku 2-3 vjet përvojë.
- Të zotërojë programet bazë kompjuterike, Microsoft office etj.
- Të ketë nivel të lartë të gjuhës Anglisht, si në komunikim ashtu edhe në shkrim.
Ofrohen
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagë e negociueshme.