KONKURS PUNE
Pozita: SHOFER – Kategoria B
Kompania ALMA KOS SH.P.K. shpall konkurs për pozitën Shofer, duke kërkuar kandidatë të përgjegjshëm, seriozë dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë të distribucionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Transportimi dhe shpërndarja e produkteve në pikat e shitjes sipas planit të përcaktuar.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave.
- Dorëzimi i saktë i produkteve dhe dokumentacionit përkatës te klientët.
- Kujdesi për automjetin e kompanisë dhe mirëmbajtjen e tij të rregullt.
- Respektimi i orarit të punës dhe itinerareve të shpërndarjes.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe magazinës.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Obligative: Patentë shoferi valide, kategoria B.
- Përvojë e mëparshme në transport ose distribuim (preferohet).
- Njohuri të mira të rrugëve dhe territorit të Kosovës.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përpikëri në punë.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Gatishmëri për punë në terren.
Ofrohet
- Pagë konkurruese.
- Punësim në një kompani stabile dhe profesionale.
- Ambient pune i organizuar dhe mbështetës.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në:
Email: pune.almakos@gmail.com
Tel: 044/442-022
ALMA KOS SH.P.K.
Konkursi mbetet i hapur deri më: 19-11-2026