Përshkrimi i punës
Në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë së rrjetit të saj drugstore në qytetin e Durrësit, WELL SH.P.K., synon të punësojë personel të kualifikuar për pozicionin Zëvendës Menaxher Dyqani.
Qëllimi i funksionit dhe përgjegjësitë bazë: Zëvendës Menaxheri Dyqanit mbikëqyr administrimin e përditshëm dhe funksionimin e rregullt të dyqanit, duke garantuar respektimin e standardeve të kompanisë.
Përgjegjësitë
- Drejton dhe motivon ekipin, duke mbikëqyrur me përpikëri respektimin e disiplinës në punë.
- Rrit produktivitetin e dyqanit përmes orientimit tregtar dhe ndërmerr masa për të siguruar përfitueshmërinë më të lartë të mundshme.
- Nxit përmirësimin e performancës dhe rritjen përmes zbatimit cilësor të veprimtarive operacionale dhe tregtare.
- Përcakton dhe ruan nivele të larta të paraqitjes së dyqaneve dhe ekspozimit vizual të mallrave, sipas standardeve të kompanisë.
- Përqendrohet në përmbushjen e treguesve të përcaktuar të performancës.
- Grumbullon, përzgjedh dhe përcjell porositë e përditshme.
- Shton klientelën duke sjellë risi dhe duke rritur njohjen e markës së kompanisë.
- Siguron mirëmbajtjen dhe organizimin e duhur të produkteve.
- Rregullon mallrat në rafte dhe në hapësirat e përcaktuara për to.
- Siguron që secili artikull në raft të ketë të shënuar çmimin përkatës.
- Verifikon ekspozimin për plotësimin e stokut dhe merr pjesë në organizimin e tij sipas rendit të kërkuar.
- Verifikon afatet e skadencës së produkteve në rafte dhe ia raporton përgjegjësit ose menaxherit.
- Identifikon produktet pa përkthim në shqip, i evidenton dhe u vendos përkthimet përkatëse.
- U ofron klientëve ndihmën e nevojshme gjatë blerjes.
- Përgatit raportime për mbarëvajtjen e punës.
Kërkesat për kandidatin
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; përparësi ka profili Ekonomik/Finance.
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Office (Word, Excel).
- Të punojë në mënyrë metodike dhe të organizuar.
- Të tregojë ndershmëri dhe integritet në punë.
- Të jetë fleksibël për të punuar me 2 turne.
Dokumentet e kërkuara
Çfarë ofrojmë:
- Shpërblim financiar motivues.
- Mjedis pune dinamik dhe miqësor.
- Marrëdhënie pune me kontratë të rregullt.
- Angazhim prej 40 orësh pune në javë.
- Vlerësim të mbështetur në performancë.
- Pushim vjetor.