Përshkrimi
Alko Impex Construction, ndër kompanitë më të njohura në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, po zgjeron stafin dhe kërkon një Inxhinere/e Mjedisi.
Detyrat
- Harton dhe verifikon preventivat, situacionet si edhe dokumentacionin teknik.
- Mbikëqyr kontratat e prokurimit publik, zbatimin e tyre dhe ecurinë përkatëse.
- Përgatit dhe kontrollon situacionet mujore, raportet dhe materialet dokumentuese për faturim.
- Kontrollon përmbushjen e kërkesave mjedisore, teknike dhe kontraktuale.
- Ndjek veprimtaritë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, pastrimin urban dhe mirëmbajtjen.
- Punon në koordinim me institucionet kontraktuese, ekipin teknik dhe drejtuesit e projekteve.
- Kujdeset për zbatimin e masave të sigurimit teknik dhe dokumentacionin përkatës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi ose Shkenca Mjedisore.
- Mbi 5 vite eksperience per Drejtues teknik.
- Te jete i pajisur me certifikate VNM (Vleresim te ndikimit ne mjedis).
- Njohje të mira të ligjeve dhe rregulloreve mjedisore.
- Përvoja me softuerë ose mjete të tjera për analiza mjedisore përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira analitike, komunikuese dhe në raportim teknik.
Paga shume e kenaqshme.