Përshkrimi
Bëhuni pjesë e liderit të ndërtimit!
Alko Impex Construction, ndër kompanitë më të stabilizuara të ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, po e zgjeron stafin dhe kërkon një Inxhinere/e Mjedisi.
Detyrat
- Harton, zbaton dhe ndjek projekte për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
- Përpilon Raporte të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), si edhe Planet e Menaxhimit Mjedisor dhe Social.
- Shqyrton të dhënat mjedisore për tokën, ujin dhe ajrin, pastaj harton raportet teknike përkatëse.
- Koordinon punën me inxhinierë të disiplinave të tjera, në mënyrë që projektet të respektojnë standardet kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore.
- Identifikon rreziqet për mjedisin dhe sugjeron masa që reduktojnë efektet negative.
- Merr pjesë në kontrolle në terren, grumbullon informacion dhe mbikëqyr zbatimin e praktikave të qëndrueshme.
- Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për sigurimin e lejeve mjedisore.
- Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara nga Eprori.
Kualifikimet
Kërkesat kryesore:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi ose Shkenca Mjedisore.
- Mbi 5 vite eksperience per Drejtues teknik.
- Të jetë i pajisur me certifikate VNM (Vleresim te ndikimit ne mjedis).
- Njohje të mira të legjislacionit dhe rregulloreve mjedisore.
- Njohja e softuerëve apo mjeteve të tjera për analizë mjedisore konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira për analizë, komunikim dhe hartim të raporteve teknike.
Ofrohet pagë shume e kenaqshme.