Përshkrimi
ALCONS GROUP, duke përfaqësuar një nga kompanitë e saj kliente, po kërkon persona të motivuar për rolin e Operator Telefonik, me njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.
Detyrat
- Kryerja e komunikimeve telefonike me klientët në gjuhën gjermane.
- Dhënia e informacionit dhe mbështetjes për klientët, në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Menaxhimi në mënyrë profesionale i kërkesave dhe pyetjeve të klientëve.
- Sigurimi i shërbimit cilësor dhe mbajtja e një komunikimi të rregullt.
- Arritja e objektivave të vendosura nga kompania.
Kualifikimet
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës gjermane, si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Aftësi të zhvilluara për komunikim dhe bashkëpunim me të tjerët.
- Aftësi për punë ekipore dhe përshtatje me mjedisin e punës.
- Eksperienca e mëparshme në Call Center konsiderohet përparësi.
- Motivim, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.