Bëhu pjesë e ekipit Alcedrix Albania!
Pozicion i lirë: Agjent Shitjesh
Nëse je energjik/e, komunikues/e dhe të pëlqen puna në terren, kjo është mundësia e duhur për ty!
Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Pasion për shitjet dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Leje drejtimi të klasit B
- I/E gatshëm të udhëtojë në rrethe
Detyrat kryesore:
- Vizita të rregullta në farmaci dhe klientë sipas zonës së përcaktuar.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve të Alcedrix. Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Zhvillimi i klientëve të rinj dhe rritja e shitjeve.
- Zbatimi i strategjive të kompanisë dhe arritja e objektivave të shitjes.
Çfarë ofrohet:
- Trajnim profesional dhe mbështetje të vazhdueshme. Mjedis pune dinamik dhe motivues.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagë konkuruese + bonuse
- Orar pune 08:30 – 16:30
- Automjet të kompanisë 24h
- Numër kontakti me kontratë