Përmbledhja e rolit
Roli i punës: Operator/Ndihmes Operator
Sektori: Prodhimi
Lokacioni: ALBSTEEL shpk– Xhafzotaj, Durres, Shqipëri
Raporton te: Drejtuesi i Prodhimit & Teknik
Kërkesat
Formimi dhe përvoja:
- Kërkohet arsim profesional ose i mesëm teknik në Mekanike, Elektromekanike, Elektrike apo degë të përafërta.
- Vlerësohet përvoja prej së paku 1–2 vite në linja prodhimi ose në industrinë metalike.
- Përvoja në përpunimin e metaleve, prerjen apo profilizimin e llamarines konsiderohet përparësi.
Kompetencat teknike:
- Të jetë në gjendje të përdorë dhe të drejtojë linjën duke ndjekur procedurat e punës.
- Të interpretojë urdhrat e prodhimit dhe parametrat teknikë.
- Të verifikojë cilësinë e produktit gjatë procesit të prodhimit.
- Të kryejë kontroll vizual të cilësisë së produktit gjatë prodhimit.
- Të asistojë me paketimin, etiketimin dhe renditjen e produkteve.
- Të sigurojë që hapësira e punës të mbetet e pastër dhe e organizuar.
- Të njoftojë përgjegjësin për çdo problem apo parregullsi.
Siguria në vendin e punës:
- Të zbatojë rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
- Të përdorë pajisjet personale mbrojtëse.
- Të tregojë kujdes gjatë lëvizjes së materialeve.
Cilësitë personale:
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe korrektësia.
- Të ketë përqendrim të lartë dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Të bashkëpunojë në mënyrë efektive me ekipin.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë me turne, kur kjo kërkohet.
- Të ruajë disiplinën dhe të respektojë afatet e prodhimit.
Përparësi do të kenë:
- Njohuritë bazë për matjet teknike.
- Njohuritë bazë mbi mirëmbajtjen e përditshme të pajisjeve.
- Certifikimi për përdorimin e vincit ure ose pirunit është avantazh.