Përshkrimi
Përshkrimi i pozicionit të punës: Inxhinier/e Prodhimi
Departamenti: Prodhimit
Vendndodhja: ALBSTEEL shpk– Xhafzotaj, Durres, Shqipëri
Raporton tek: Drejtuesi i Prodhimit & Teknik
Qëllimi i pozicionit
Roli i Inxhinierit të Prodhimit përqendrohet në organizimin, bashkërendimin, mbikëqyrjen dhe përmirësimin e proceseve prodhuese në Albsteel.
Ky pozicion siguron që prodhimi të ecë sipas planifikimit, standardeve të cilësisë dhe afateve të vendosura, duke ulur sa më shumë ndërprerjet, humbjet dhe kostot operative.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Harton urdhrat e prodhimit në sistemin menaxherial ERP të kompanisë.
- Organizon radhitjen e porosive për prodhim sipas prioriteteve, në koordinim me Departamentin e Shitjes.
- Verifikon nëse lënda e parë është e gatshme dhe e disponueshme për procesin e prodhimit.
- Bashkërendon planin prodhues me Departamentin e Shitjes.
- Mbikëqyr respektimin e afateve për dorëzimin e porosive.
- Përditëson në kohë reale gjendjen e urdhrave të prodhimit në sistemin menaxherial.
- Kontrollon kapacitetin e linjave të prodhimit.
- Ndjek arritjen e objektivave ditore dhe përgatit raportim për eprorin përkatës.
- Regjistron vonesat, identifikon arsyet e tyre, mban evidencën e moskonformiteteve dhe raporton sipas nevojës.
- Mban shënim mungesat, sasitë minimale dhe evidencën e materialeve ndihmëse përgjatë proceseve të prodhimit, mirëmbajtjes dhe aktiviteteve të lidhura me to.
- Regjistron skrapin dhe humbjet që krijohen gjatë procesit teknologjik.
- Dokumenton çdo ndërprerje të prodhimit, përfshirë arsyet dhe kohëzgjatjen.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore, të cilat ia paraqet Drejtuesit të Prodhimit & Teknik.
- Vlerëson efikasitetin e linjave prodhuese.
- Njofton Drejtuesin e Prodhimit & Teknik për çdo problematikë të hasur.
- Kryen kontrolle dhe inspektime të vazhdueshme gjatë zhvillimit të prodhimit.
- Punon ngushtë me mirëmbajtjen për identifikimin dhe eliminimin e defekteve.
- GarantON zbatimin e procedurave të punës, rregullave administrative dhe kërkesave të sigurisë teknike.
- Mbikëqyr disiplinën teknike në prodhim.
- Merr pjesë në riparimin e defekteve të linjave të prodhimit.
- Përfshihet në testimin e produkteve të reja.
- Kontribuon në projekte që synojnë përmirësimin e prodhimit.
- Jep propozime për riorganizimin e prodhimit kur kjo kërkohet.
- Kryen çdo detyrë tjetër që lidhet me funksionin e pozicionit dhe prioritetet e përcaktuara nga eprori.