Përgjegjësitë / Përshkrimi i Punës:
- Menaxhimi i dokumentacionit ligjor te shoqerise
- Perfaqesimi ligjor i shoqerise ne marredhenie me te tretet ( institucionet publike qendrore apo lokale dhe subjekte private);
- Hartimi dhe redaktimi i kontratave te cdo lloji ne funksion te veprimtarise tregetare te kompanise dhe degeve te saj, sigurimi i konformitetit me kuadrin ligjor perkates;
- Pergjegjes/e per konformitetin e dokumentacionit ligjor te shoqerise me kuadrin legjislativ te aplikueshem ne territorin e R.SH;
- Pergatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit shkresor dhe elektronik per te gjitha llojet e aplikimeve, kerkesa, procedura ankimimi, interpretimi i kritereve ligjore;
- Draftimi i vendimeve te asamblese, i akteve te brendshme normative, rregulloreve korporative etj.;
- Interpretimi ligjor dhe propozimi i zgjidhjeve alternative per ceshtjet e natyres juridike;
- Korrespondenca zyrtare ne marredhenie me te tretet dhe institucionet; perpilimi i shkresave te ndryshme qe emetohen nga shoqeria;
- Perfaqesimi dhe mbrojtja e interesave te kompanise ne procese gjyqesore administrative, civile, tregtare dhe te marredhenieve te punes.
Kualifikimet Kryesore:
- Diplome universitare prane Fakultetit te Drejtesise: sistemi Bachelor + Master ose diplomë DIND sipas sistemit të vjetër 4- vjeçar;
- Njohuri shume te mira mbi paketen kompjuterike MS-Office;
- Aftesi shume te mira komunikative dhe argumentuese, fleksibilitet ne menaxhimin e volumit te puneve;
- Eksperience e meparshme pune ne pozicione te ngjashme, per nje periudhe minimalisht 7 vjecare;
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze te folur dhe te shkruar, gjuhet e tjera perbejne avantazh;
- Eksperience ne perfaqesimin gjyqesor te subjekteve (perben avantazh disponimi i licenses se avokatit);
- Kualifikimet pasuniversitare dhe titujt perbejne avantazh.