Konkurs pune
"Albi Market", pjesë e Albi Group, ka hapur konkurs për pozitën KATEGORI MENAXHER/E.
Lokacioni i punës është në Veternik, Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Organizon, drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr aktivitetet që lidhen me blerjen dhe shitjen.
- Harton dhe kujdeset për rrjedhën, qarkullimin dhe zhvillimin e kategorisë.
- Menaxhon stokun dhe zhvillon negociata me furnitorë.
- Zbulon dhe analizon linja të reja të produkteve.
- Zbaton planet vjetore të blerjes dhe furnizimit.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Kërkohet diplomë universitare në fusha që lidhen me këtë pozitë.
- Nevojitet përvojë pune prej 1–2 viteve në departament të furnizimit ose të shitjes.
- Kandidati duhet të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
- Kërkohet njohje e gjuhës angleze.
- Duhet të posedojë patent shoferi të kategorisë B.