Albi Mall po vazhdon procesin e rekrutimit për plotësimin e një vendi të lirë pune. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për zhvillim profesional, kjo pozitë ofron mundësi pune në një mjedis modern dhe dinamik.
Resepsioniste (1 vend pune)
Vendndodhja e punës: QT Albi Mall – Prishtinë
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Të mirëpresë, informojë dhe orientojë palët.
- Të pranojë thirrjet telefonike dhe t’u përgjigjet e-mail-eve me karakter informues.
- Të pranojë dhe të shpërndajë porositë dhe dërgesat.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të ngjashme që lidhen me këtë pozitë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë të shkollës së mesme; përparësi ka diploma universitare në drejtimet administrative, juridike ose ekonomike.
- Të posedojë përvojë pune në role të ngjashme.
- Të ketë aftësi për menaxhimin e situatave dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shkathtësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të kuptuar nevojat e stafit.
- Të njohë përdorimin e pajisjeve të zyrës dhe programeve të MS Office.
- Të jetë energjike, fleksibile, me vetëiniciativë dhe e aftë të punojë nën presion.