CONTENT CREATOR (KRIJUES/E I/E PËRMBAJTJES)
albi fashion kërkon një KRIJUES/E I/E PËRMBAJTJES për krijimin dhe publikimin e materialeve në rrjetet sociale. Roli përfshin përgatitjen e fotografive, videove dhe teksteve, në bashkëpunim me ekipin e marketingut.
Detyrat kryesore
- Zhvillon përmbajtje tërheqëse dhe krijuese për rrjetet sociale, përfshirë Instagram, Facebook, TikTok dhe platforma të tjera.
- Organizon, përgatit dhe publikon përmbajtje sipas strategjisë së marketingut.
- Realizon fotografi dhe video që promovojnë produktet dhe shërbimet e kompanisë.
- Përpunon fotografi dhe video për postime, Reels, Stories dhe TikTok.
- Përgatit përshkrime krijuese për postimet në rrjetet sociale.
- Ndjek prirjet më të reja dhe i përshtat ato me identitetin e markës.
- Zhvillon ide dhe fushata krijuese së bashku me ekipin e marketingut.
- Siguron ruajtjen e identitetit vizual dhe të paraqitjes profesionale të kompanisë.
- Vlerëson rezultatet e përmbajtjeve dhe sugjeron ide për shtimin e angazhimit të audiencës.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme
- Të ketë mendim krijues dhe zotësi të mira komunikimi.
- Të zotërojë njohuri për përgatitjen dhe përpunimin e përmbajtjeve vizuale.
- Të njohë përdorimin e aplikacioneve si Canva, CapCut, Adobe Photoshop ose programe të ngjashme.
- Të njohë mirë platformat sociale dhe prirjet e tanishme të tyre.
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Eksperienca e mëparshme në role të ngjashme vlerësohet si avantazh.