Shpallje për punësim
Albi Fashion kërkon persona energjikë, me aftësi komunikimi dhe pasion për modën e shërbimin ndaj klientëve, për t’iu bashkuar ekipit në rolin Asistent/e i/e Shitjes.
Asistent/e i/e Shitjes
Puna zhvillohet në Albi Mall, Prishtinë.
Detyrat kryesore
- T’u ofrojë klientëve shërbim profesional me cilësi të lartë.
- T’i udhëzojë dhe t’i ndihmojë klientët përgjatë blerjes.
- Të kujdeset për ekspozimin, vendosjen dhe organizimin e produkteve brenda dyqanit.
- Të ndihmojë në përmbushjen e objektivave të shitjes.
- Të punojë së bashku me ekipin dhe të respektojë standardet e markës.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme
- Eksperienca e mëparshme në shitje ose në shërbim ndaj klientëve përbën avantazh.
- Zotërimi i aftësive të mira për komunikim dhe marrëdhënie ndërpersonale.
- Njohuritë në gjuhën angleze përbëjnë avantazh.
- Angazhim, energji dhe qëndrim pozitiv në punë.
- Aftësi bashkëpunimi në ekip dhe vullnet për të mësuar e për t’u zhvilluar profesionalisht.
Çfarë ofrohet
- Pagesë në nivel konkurrues.
- Shpërblime të lidhura me performancën.
- Mbulim me sigurim shëndetësor.
Dokumentet e kërkuara
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët që përzgjidhen për hapin vijues të rekrutimit.