Mundësi për punësim
Bashkohuni me ekipin tonë
Albi Distribution, që është pjesë e Albi Group, kërkon kandidatë të motivuar dhe të gatshëm për t’u angazhuar në ekip për një periudhë afatgjatë.
Pozita e hapur: Merchandiser/e
Vendet e lira sipas lokacionit janë: Prishtinë (3), Fushë Kosovë (2), Komoran/Drenas (2), Prizren (2), Lipjan/Shtime (2).
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kujdeset për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën ose sipas planit të përcaktuar.
- Ofron të dhëna mbi gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg.
- Përmbush objektivat e ekspozimit (facing) për produktet e brendit përkatës në të gjitha pikat e shitjes të përfshira në plan.
- Mbikëqyr dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, siguron freskinë e produkteve kryesore përmes zbatimit rigoroz të rotacionit sipas kodimit dhe respekton standardet e temperaturës.
- Verifikon freskinë e produkteve dhe zbaton parimin “First In First Out”, sipas të cilit produkti që hyn i pari duhet të dalë i pari nga rafti.
Kualifikimet e nevojshme
- Kërkohet të jetë përfunduar së paku shkolla e mesme.
- Përparësi përbën përvoja prej 1 vit në shitje/merchandising.
- Nevojitet patentë shoferi e kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara
- CV-ja e kandidatit.
- Dokumente të tjera shoqëruese.
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.