Përmbledhje
Albanian Smart Distribution, kompani që shpërndan lëndë të para për pastiçeri dhe furra buke, po kërkon Agjent Shitjesh.
Detyrat kryesore
- Paraqet dhe promovon gamën e artikujve që tregton kompania.
- Mban kontakt të rregullt me klientët dhe kujdeset për përmbushjen e kërkesave të tyre.
- Komunikon me klientët debitorë për mbylljen e obligimeve.
- Realizon objektivat mujore të përcaktuara nga menaxheri i shitjeve.
- Analizon tregun dhe konkurrencën.
- Identifikon klientë të rinj.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Patentë shoferi e klasit B.