Përshkrimi
Agjent Shitje B2B merret me shitjen e shërbimeve/produkteve, administrimin e bazës ekzistuese të klientëve dhe krijimin e kontakteve të reja potenciale. Pozita bashkëpunon me klientë biznesorë për t’u ofruar zgjidhje inovative e efikase për nevojat e tyre në komunikim dhe shërbime të ngjashme.
Detyrat
- Zbulon dhe zhvillon mundësi të reja biznesi në tregun B2B.
- Ndërton dhe ruan raporte pozitive me klientët aktualë dhe të rinj.
- Vlerëson nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Gjen mundësi për shtimin e shitjeve dhe ofron zgjidhje të përshtatura.
- Përgatit plane strategjike që u përgjigjen kërkesave të klientëve dhe avancojnë cilësinë e shërbimit.
- U prezanton klientëve shërbimet/produktet.
- I udhëzon klientët drejt zgjidhjeve më të përshtatshme dhe u shpjegon përfitimet e shërbimeve në dispozicion.
- Përgatit dhe paraqet oferta komerciale të personalizuara sipas nevojave specifike të klientëve.
- Përcjell zhvillimet e tregut dhe aktivitetet e konkurrencës.
- Shfrytëzon teknologji dhe mjete bashkëkohore për administrimin e informacionit dhe ndjekjen e rezultateve të shitjeve.
- Bashkërendon punën me ekipet e tjera të organizatës për të përmirësuar përvojën e klientit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në biznes, menaxhim të shitjeve, marketing ose fusha të tjera të përafërta.
- Të paktën 3 vite përvojë paraprake në shitje B2B; përvoja e ngjashme në media konsiderohet përparësi.
- Njohuri në menaxhim dhe në shitje/marketing.
- Njohje e avancuar e gjuhës angleze.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe negociim.
- Aftësi për të punuar në mjedis konkurrues dhe për të përmbushur objektivat.
- Aftësi të mira për organizimin e kohës.
- Të posedojë leje drejtimi.