Përshkrimi
Albanian Aluminium Foil është një biznes i fokusuar në prodhimin dhe shpërndarjen e vasketave cilësore prej alumini në tregun shqiptar. Produktet e saj përdoren gjerësisht për gatim, ruajtje dhe paketim ushqimi.
Kompania po kërkon të punësojë një Ekonomiste.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistron dhe trajton dokumentacionin financiar dhe kontabël të kompanisë.
- Përpilon dhe menaxhon faturat e shitjes dhe të blerjes.
- Mban evidencë për pagesat, arkëtimet dhe lëvizjet bankare.
- Harmonizon llogaritë e klientëve, furnitorëve dhe bankave.
- Përgatit raporte financiare periodike sipas nevojave të menaxhmentit.
- Ndihmon në hartimin e deklarimeve fiskale dhe dokumentacionit përkatës.
- Sistemon dhe arkivon dokumentet financiare në përputhje me procedurat e kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në një fushë të ngjashme.
- Përvojë në përdorimin e programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në organizim, analizë dhe komunikim.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.