Albania Shped SHPK kërkon kandidatë për pozitën e mëposhtme:
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Hartimi dhe paraqitja e deklaratave doganore për import/eksport.
- Zbatimi i procedurave doganore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Koordinimi me Doganën, agjencitë e transportit dhe klientët.
- Sigurimi i korrektësisë dhe ruajtjes konfidenciale të dokumentacionit.
- Informimi i vazhdueshëm për ndryshimet në procedurat dhe ligjet doganore.
Kualifikimet e Kërkuara
- Arsim i mesëm ose i lartë; preferohen studimet në Ekonomi, Doganë, Logjistikë apo fusha të përafërta.
- Përvoja në procedurat doganore konsiderohet përparësi.
- Aftësi për përdorimin e sistemeve doganore dhe MS Office.
Çfarë Ofrojmë
- Mjedis pune profesional me mbështetje.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional.
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës.
- Stabilitet në punë dhe perspektivë punësimi afatgjatë.