Albania Holidays, kompani turistike me mbi 20 vite eksperiencë në organizimin e udhëtimeve për turistë të huaj në Shqipëri dhe rajon, kërkon të zgjerojë ekipin me një Koordinator Turizmi.
Kërkesat
- Diplomë universitare (Turizëm, Gjuhë të Huaja, Administrim Biznesi, Menaxhim, Marketing ose degë të ngjashme).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Italishtja ose një gjuhë tjetër e huaj (Gjermanisht, Frëngjisht ose Spanjisht) përbën avantazh.
- Rreth 2-3 vite eksperiencë pune.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune në ekip.
- Dëshirë për zhvillim profesional dhe për të mësuar më tej në fushën e turizmit.
Përgjegjësitë
- Komunikimi me partnerët tanë të huaj, kryesisht nëpërmjet e-mailit.
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët lokalë të turizmit për organizimin dhe realizimin e paketave turistike.
- Krijimi i ofertave dhe paketave turistike për turistë individualë dhe grupe.
- Organizimi, koordinimi dhe ndjekja e udhëtimeve turistike deri në realizimin e tyre.
Çfarë ofrojmë
- Program të strukturuar trajnimi dhe mentorimi për t'u integruar shpejt në mënyrën tonë të punës.
- Ambient pune modern dhe profesional në kompleksin KIKA 2.
- Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani me eksperiencë dhe reputacion në treg.