Përshkrimi
Albania Bay Marina po kërkon një Inxhinier/e Preventivues/e (Kostoist/e) me eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe llogaritjen e kostove për projekte ndërtimi. Personi i përshtatshëm për këtë rol duhet të ketë aftësi të forta analitike, njohuri të mira teknike dhe ekonomike, si edhe përvojë në analizën e çmimeve, përllogaritjen e volumeve dhe hartimin e dokumentacionit tekniko-ekonomik, me synim mbështetjen e planifikimit dhe zbatimit sa më efikas të projekteve.
Detyrat
- Përpilon preventivat dhe kryen përllogaritjen e kostove për projekte të fushës së ndërtimit.
- Harton sasitë e punimeve duke u mbështetur në projektet teknike dhe dokumentacionin përkatës.
- Shqyrton projektet dhe kontrollon nëse vizatimet, specifikimet teknike dhe preventivat janë në përputhje me njëra-tjetrën.
- Përgatit analiza çmimesh për zërat e punimeve, materialet dhe koston e fuqisë punëtore.
- Rishikon dhe përditëson preventivat në përputhje me ndryshimet e projektit dhe kërkesat teknike.
- Punon ngushtë me projektues, inxhinierë të zbatimit dhe departamente të tjera për të garantuar saktësinë e informacionit.
- Realizon vlerësime fillestare të kostove për projekte të reja.
- Kontribuon në hartimin e dokumentacionit teknik dhe ekonomik për procedura prokurimi dhe ofertimi.
- Verifikon dhe krahason sasitë e realizuara me ato të parashikuara në preventiv.
- Sistemon, arkivon dhe administron dokumentacionin teknik dhe ekonomik të projekteve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 5 vite eksperiencë në përgatitjen e preventivave dhe llogaritjen e kostove në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri në interpretimin e projekteve teknike, hartimin e analizave të çmimeve, llogaritjen e sasive dhe përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel, si edhe të programeve profesionale për preventivim.
- Njohuri mbi legjislacionin dhe standardet teknike të ndërtimit, analizën e tregut, përgatitjen e dosjeve të tenderimit, monitorimin e kostove dhe kontrollin e situacioneve të punimeve.
- Aftësi shumë të mira në analizë, organizim, komunikim, bashkëpunim në ekip dhe menaxhim të afateve.
- Eksperienca në projekte civile, industriale ose infrastrukturore konsiderohet përparësi.