Specialist i Shërbimit ndaj Klientit dhe Arkës – Institucion Financiar
Departamenti: Operacione / Shërbimi ndaj Klientit
Raporton te: Përgjegjësi i Degës / Drejtuesi i Operacioneve
Vendi i punës: TIRANË
Orari: Me kohë të plotë
Qëllimi i pozicionit
- Specialisti/ja i/e Shërbimit ndaj Klientit dhe Arkës është përgjegjës/e për ofrimin e një shërbimi profesional dhe të shpejtë ndaj klientëve, kryerjen e saktë të veprimeve financiare në arkë dhe respektimin e procedurave të institucionit, kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kryen veprime në arkë, përfshirë arkëtime, pagesa, transferta parash dhe shërbime të tjera të ofruara nga institucioni.
- Administron gjendjen e arkës dhe siguron përputhjen e saj me të dhënat në sistem.
- Kryen hapjen, mbylljen dhe rakordimin ditor të arkës.
- Identifikon dhe verifikon klientët sipas procedurave KYC dhe kërkesave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
- Trajton kërkesat dhe ankesat e klientëve dhe i përcjell ato në strukturat përgjegjëse kur nevojitet.
- Promovon produktet dhe shërbimet e institucionit, në përputhje me nevojat e klientit dhe objektivat e përcaktuara.
- Bashkëpunon me strukturat e Operacioneve, Financës, Përputhshmërisë, Riskut dhe Teknologjisë së Informacionit.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin, të caktuara nga eprori direkt.