VENDI I LIRË I PUNËS
Shoqëria A.I.C SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014, shpall të hapur pozicionin e Teknik Ndërtimi, për kantier ndërtimi në qytetin e Tiranës.
Përmbledhja e pozicionit
Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, dhe zbatimin e punimeve duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri/përgjegjësi i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikmëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndjek realizimin e punimeve në kantier/objekt sipas projektit dhe grafikut të punimeve, për të gjitha fazat.
- Ndan detyrat, organizon punët dhe udhëzon punëtorët e bazës mbi detyrat ditore.
- Kontrollon cilësinë e punimeve të realizuara.
- Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës në frontin ku angazhohet.
- Në bashkëpunim me inxhinierin/përgjegjësin e kantierit merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale duke respektuar sigurimin teknik.
- Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike.
- Së bashku me inxhinierin/përgjegjësin e kantierit koordinon furnizimin me materiale dhe pajisje sipas nevojave të kantierit.
- Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre.
- Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike të zbatimit (KTZ).
- Informon inxhinierin dhe përgjegjësin e kantierit mbi ecurinë e punimeve, problematikat e evidentuara gjatë ditës dhe defektet e konstatuara, si dhe propozon masa dhe zgjidhje për përmirësimin e procesit të punës.
- Mban ditarin e objektit dhe dokumentacionin teknik.
- Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore.
- Asiston vazhdimisht inxhinierët si në zyrë edhe në terren.
Kërkesat/kualifikimet për pozicionin:
- Të ketë min 5 vite përvojë pune të ngjashme si dhe të ketë ndjekur nga fillimi deri në përfundim/dorëzim të paktën dy objekte ndërtimi.
- Të ketë aftësi për të lexuar projektet, njohur dhe zbatuar KTZ.
- Aftësi të mira në kontroll, organizim dhe raportim.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të jetë fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura.