Përshkrimi
Kompania Agro Blend Group po e zgjëron ekipin e saj dhe ka hapur një vend pune për pozitën Mekanik në Fabrikë Prodhimi.
Detyrat
- Specialisti i mekanikës do të punojë nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të mirëmbajtjes, duke u kujdesur që mekanizmat të mbahen në gjendje të mirë teknike, me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë gjatë përdorimit të tyre.
- Pozita mban përgjegjësi për zbatimin e rregullave të sigurisë teknike.
- Kandidati do të kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive, përdorimin e tyre korrekt dhe evidentimin e defekteve të mundshme.
- Çdo problem i konstatuar duhet të raportohet, ndërsa riparimet kryhen sipas udhëzimeve përkatëse dhe në përputhje me rregullat e sigurimit teknik.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në profesionin e mekanikut.
- Duhet të ketë aftësi për të zgjidhur çështje të ndryshme teknike.
- Kërkohet gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
- Duhet të ketë shkathtësi në zgjidhjen e problemeve.