Përshkrimi
AGRIMATCO ALBANIA SHPK
Detyrat
Përshkrimi i punës:
- Mbikëqyr dhe administron llogaritë e pagueshme dhe ato të arkëtueshme.
- Kryen rakordimin e ekstrakteve bankare me regjistrimet kontabël të kompanisë.
- Evidenton shpenzimet dhe bën shpërndarjen e kostove sipas nevojës.
- Përgatit pasqyrat e cash flow-t dhe ndjek realizimin e tyre.
- Monitoron inventarin dhe bën rakordimin e mallrave si edhe të aseteve të kompanisë.
- Mban kontabilizimin e aseteve të ndërmarrjes.
- Harton raporte të brendshme dhe udhëheq procesin e konsolidimit të bilancit mujor, pasqyrës së të ardhurave, kapitalit dhe PPE, duke menaxhuar procesin e dorëzimit financiar të Operating Company në përputhje me afatet e korporatës. Gjithashtu, raporton në kohë te departamenti i financës në HQ sipas rregullave të kompanisë.
- Zhvillon dhe mbikëqyr procedurat e brendshme që rregullojnë veprimtarinë kontabël e financiare të kompanisë dhe të anëtarëve të ekipit.
Kualifikimet
Kërkesat
Kompania synon të angazhojë një specialist të brendshëm të kontabilitetit me orar të plotë, i cili e ka përfunduar me sukses fazën “Junior Accountant” dhe dëshiron të zhvillojë më tej karrierën. Për këtë rol kërkohen këto kritere:
- Diplomë Bachelor në Accounting ose në një degë të afërt.
- 2-3 vite përvojë në funksione të pavarura të kontabilitetit.
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.
- Aftësi të mira organizative dhe kapacitet për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri kompjuterike dhe aftësi analitike, veçanërisht në aplikacionet e Microsoft Office.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
Puna zhvillohet nga e hëna në të premte, me nga tetë orë në ditë.