Përshkrimi
Agna Group është në kërkim të personave energjikë dhe të vendosur, të cilët i konsiderojnë sfidat si mundësi, janë të përgatitur të përballen çdo ditë me ritmin e tregut dhe kanë pasion për shitjet si edhe për punën në terren. Pozicioni i ofruar është ai i agjentit të shitjes për qytetin e Durrësit.
Detyrat
- Ndërton, zhvillon dhe ruan marrëdhënie pozitive me klientët.
- Arrin objektivat e përcaktuara të shitjes.
- Përfaqëson denjësisht brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
- Identifikon sfidat ose mundësitë që paraqet tregu dhe propozon zgjidhje krijuese.
- Qëndron i informuar për aktivitetin e konkurrentëve dhe raporton sipas standardeve të kompanisë.
- Kontribuon në promovimin dhe rritjen e shitjes së produkteve të reja.
- Jep mbështetje me përkushtim në çdo aktivitet të organizuar nga kompania.
- Zgjeron vazhdimisht njohuritë dhe angazhohet në zhvillimin profesional.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të tregojë gatishmëri të lartë për shërbim ndaj klientit.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Të ketë vetëbesim dhe nivel të lartë motivimi.
- Të dallohet për këmbëngulje dhe orientim drejt objektivave.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
- Të disponojë leje drejtimi automjeti.