KONKURS PUNE
Pozita e hapur: ZYRTAR/E PËR FATURIM/ ARKATAR/E
Kompania punëdhënëse: Agimi Company
Detyrat kryesore:
- Hartimi dhe verifikimi i faturave të lëshuara.
- Regjistrimi dhe evidentimi i të gjitha transaksioneve të arkës.
- Mirëmbajtja dhe aktualizimi në sistem i të dhënave të klientëve.
- Mbështetja në monitorimin dhe administrimin e detyrimeve të klientëve.
- Kryerja e përllogaritjeve rutinë për përgatitjen e analizave dhe raporteve të kërkuara nga drejtori i kompanisë.
- Ndihma në përgatitjen e rregullt ditore të raporteve të arkës.
- Përpunimi dhe barazimi i cash-it.
- Kontrolli që pagesat e pranuara të jenë në pajtim me faturat e shitjës.
- Kontrollimi dhe regjistrimi në sistem i kthimeve dhe zbritjeve.
- Bashkëpunimi i afërt me departamentin e financave.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare në Ekonomi, me përparësi për drejtimet Financa dhe Kontabilitet.
- Përvojë profesionale në sektorin e financave.
- Zotërim i shkëlqyer i softuerëve për faturim, përfshirë Prodata.
- Njohuri shumë të mira të pakos Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të mira organizative dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kompetencave profesionale.
- Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm përmes programeve të brendshme dhe të jashtme.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
Faleminderit për interesimin tuaj!