Konkurs pune
Agimi Company po kërkon Udhëheqës i Zyrës së Faturimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Regjistrimi dhe faturimi i porosive që vijnë nga sektori i depos në sistemin e faturimit të kompanisë, sipas nevojës.
- Hartimi dhe përpunimi i faturave brenda afatit, duke ruajtur saktësi të plotë.
- Menaxhimi dhe realizimi i kthimeve në sistem, në pajtim me procedurat e brendshme.
- Kryerja e barazimeve të urdhrave të shpërndarjes pasi dokumentacioni të kthehet nga shoferët.
- Garantimi që për secilën faturë të zbatohet çdo procedurë tatimore dhe fiskale, sipas rregulloreve në fuqi.
- Ruajtja, arkivimi dhe administrimi i dokumentacionit të faturimit në përputhje me standardet e kompanisë.
- Bashkërendim i vazhdueshëm me logjistikën, shitjen dhe financën për të siguruar qarkullim të rregullt dhe të dokumentuar të mallrave.
- Përpilimi i raporteve ditore, javore dhe mujore për menaxhmentin.
- Rregullimi i transaksioneve në program mbi bazën e porosive të pranuara dhe pagesave të klientëve.
- Njoftimi i menaxhmentit për çdo parregullsi apo shmangie nga procedurat e përcaktuara në procesin e faturimit.
- Mbikëqyrja e stokut përmes Prodatës.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi; përparësi kanë drejtimet Financa dhe Kontabilitet.
- Minimumi 1 vit përvojë pune në fushën e financave.
- Njohuri shumë të mira në përdorimin e softuerëve të faturimit, veçanërisht Prodata.
- Njohuri të shkëlqyera të pakos Office, me fokus në Excel.
- Shkathtësi të larta organizative dhe kujdes i madh ndaj detajeve.
Çka ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive profesionale.
- Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm përmes programeve të brendshme dhe të jashtme.
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.