Përshkrimi
Shitësja në dyqan prezanton e shet produktet, duke u ofruar klientëve informacion dhe duke ua sqaruar funksionet e karakteristikat e tyre.
Detyrat
- Garanton që klientëve t’u ofrohet shërbim i shpejtë dhe me cilësi.
- I pret klientët dhe i udhëzon te produkti ose produktet që kërkojnë.
- E njofton klientin për gamën e artikujve në dispozicion dhe demonstron ose shpjegon përdorimin e funksionimin e produktit që shitet.
- U jep klientëve këshilla për përdorimin dhe mirëmbajtjen e produktit përkatës.
- Sqaron çmimet e produkteve dhe format e mundshme të pagesës.
- Regjistron shitjet në evidencat përkatëse ose në kompjuter.
- Përgatit kërkesat për furnizim kur mungojnë produkte në njësinë e saj të shërbimit.
- Vendos, ekspozon për shitje dhe paketon mallrat.
- Kur kërkohet, jep sqarime shtesë për shërbimet e ndryshme që ofrohen në njësinë e saj.
- Verifikon përgatitjen e faturave, llogarive ose pranimin e pagesës përkatëse.
- Përpilon bilance ditore, mujore dhe vjetore për punën e realizuar në njësinë e saj të shërbimit.
Kualifikimet
- Edukimi: Duhet të ketë kryer shkollën e mesme.
- Gjuhë të huaja: Anglisht.
- Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft office.
- Eksperienca e kërkuar: Mbi një vit përvojë në shërbim dhe shitje; përvoja e punës në sektorin e SKINCARE është e preferueshme.
- Mosha: Mbi 25 vjeç.