Përshkrimi
AFSD (Albanian Food Solutions & Drinks) është në kërkim të një Ekonomiste zyre/Magazine Durres.
Detyrat kryesore
- Të regjistrojë dhe verifikojë faturat për blerjet dhe shitjet.
- Të ndjekë gjendjen e inventarit në magazinë dhe ta mbajë atë të përditësuar.
- Të pasqyrojë në sistem hyrjet dhe daljet e mallrave.
- Të rakordojë të dhënat e sistemit me stokun fizik.
- Të hartojë periodikisht raporte financiare dhe raporte për magazinën.
- Të menaxhojë dhe arkivojë dokumentet financiare e administrative.
- Të bashkërendojë punën me departamentet e shitjes, furnizimit dhe magazinës.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Të ketë përvojë pune në role të ngjashme.
- Të zotërojë mirë programet financiare; njohja e Financa 5 përbën preferencë.
- Të përdorë shumë mirë paketën MS Office, sidomos Excel.
- Të njohë procedurat për inventarizimin dhe administrimin e magazinës.
- Të dallohet për organizim të mirë, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Të jetë e aftë të bashkëpunojë në grup dhe të përmbushë afatet.
Dokumentet e kërkuara
Çfarë ofrohet:
Pagë fikse prej 80,000-90,000 lekë Neto, në varësi të përvojës, si dhe një mjedis pune serioz dhe përkrahës.