Shpallje e konkursit publik
Administrata Tatimore e Kosovës shpall konkurs publik për plotësimin e pozitës së mëposhtme.
- Pozita: Zyrtar për Recepsion
- Numri i vendeve: Nëntë (9) pozita
- Kategoria funksionale dhe grada: Zyrtar Tatimor 4; N7
- Kohëzgjatja: Kontratë pune me afat të pacaktuar
- Numri referues i pozitës: ATK-11/001
- Koeficienti aktual: 5
- Data e njoftimit: 21.08.2026
- Afati për aplikim: 21.08.2026-20.09.2026
Lokacioni
Pozitat janë të shpërndara në Administratën Tatimore si vijon:
- Zyra Qendrore (1)
- DTM (1)
- DTMS dhe DMMB (1)
- Departamentet Tatimore Rajonale: Prishtina 1, 2 dhe 3 (1)
- Prizreni 1 &2 (1)
- Gjakovë (1)
- Pejë (1)
- Mitrovicë (1)
- Ferizaj (1)
Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës
- E pret dhe e orienton publikun, duke siguruar komunikimin fillestar me vizitorët dhe duke përfaqësuar institucionin në mënyrë profesionale, si edhe duke menaxhuar informacionin për hyrjen.
- Kjo pozitë përfshin kryerjen e detyrave që kërkojnë njohuri ose koncepte themelore nga fusha përkatëse e arsimit, apo shkathtësi bazë që zakonisht fitohen me arsim të mesëm, pa qenë e domosdoshme përvoja paraprake në fushë.
- Detyrat caktohen nga eprori ose nga një zyrtar më i vjetër me përvojë, së bashku me udhëzime të qarta dhe të hollësishme, ndërsa realizimi i tyre mund të kërkojë zgjidhjen e çështjeve të thjeshta.
- Puna në këtë pozitë përbëhet kryesisht nga detyra rutinore brenda funksionit, për përmbushjen e të cilave nuk kërkohet përvojë e mëhershme pune.
- Kryerja e detyrave zhvillohet nën mbikëqyrje shumë të afërt nga eprori ose nga një zyrtar i një niveli më të lartë, i cili ofron udhëzime gojore ose me shkrim.
- Zyrtarët në këtë pozitë këshillohen me eprorin për çdo paqartësi apo vështirësi që paraqitet gjatë punës, me qëllim realizimin e detyrave të ngarkuara.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Kërkohen njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse për fushën përkatëse të punës, të fituara përmes arsimit dhe trajnimeve themelore.
- Nevojitet aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative sipas procedurave standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Kandidati duhet të ketë njohuri për procedurat standarde administrative/teknike në fushën përkatëse.
- Kërkohet aftësi për të punuar me vetëiniciativë brenda planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Duhet të posedohen shkathtësi të mira komunikimi, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe për të përcjellë informata te të tjerët.
- Kërkohet shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike, përfshirë Word dhe Excel.
Kërkesat e Përgjithshme Formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
- Kërkesat specifike: Certifikata dhe licenca, kur ato kërkohen sipas legjislacionit në fuqi.
- Përvoja e punës se kërkuar: Nuk kërkohet përvojë pune.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim
Për pranimin në marrëdhënie pune, kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të ketë nivelin dhe fushën e arsimit të përshtatshme për pozitën.
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizikisht i aftë për kryerjen e detyrës.
- Të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje me aktgjykim të formës së prerë.
- Të gëzojë integritet personal dhe profesional.
- Të mos jetë përjashtuar nga puna për shkelje të rënda disiplinore.
- Të mos ketë konflikt interesi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.
- T’i kalojë me sukses procedurat e konkurrimit.
- Të përmbushë edhe kushtet e tjera plotësuese të përcaktuara në planin e rekrutimit.
Procedurat e konkurrimit
Procedura e konkurrimit është e hapur për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit.
Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin
Rekrutimi në Administratën Tatimore të Kosovës zhvillohet në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 mbi Administrimin e Procedurave Tatimore dhe Rregullores (MF) Nr. 01/2026 për rregullimin e marrëdhënies së punës për zyrtarët tatimorë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kohëzgjatja e emërimit
Emërimi bëhet për kohë të pacaktuar, me kusht që i emëruari / e emëruara ta përfundojë me sukses periudhën provuese.
Data e mbylljes së konkursit
Konkursi mbetet i hapur për dorëzimin e kërkesave për tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit, ndërsa data e fundit për paraqitje është 20.09.2026.
Dokumentet e kërkuara
- Të dhënat biografike për përvojën paraprake
- Kopjet e kualifikimeve, përfshirë diplomat
- Kopja e dëshmisë së punësimit
- Certifikatat e trajnimeve
- Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja
- Dëshmi për përdorimin e kompjuterit
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët që përfshihen në listën e ngushtë do të kontaktohen.