Vendndodhja
Shkodër/Tiranë ose Remote
Lloji i punësimit
- Full-time, part-time
- Gjuha: Gjermanisht/Frëngjisht, Gjermanisht/Italisht, Italisht/Frëngjisht
Përgjegjësitë tuaja
- Ofrimi i mbështetjes për klientët në nivelin e parë.
- Trajtimi i kërkesave të klientëve përmes telefonit.
- Ndihma ndaj përdoruesve për çështje bazë teknike.
- Bashkëpunimi me ekipet e brendshme për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
Profili juaj
- Njohuri shumë të mira dygjuhëshe (minimumi niveli B2/C1).
- Përvoja e mëparshme në shërbimin ndaj klientit përbën avantazh.
- Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë dhe programeve kompjuterike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi në grup dhe qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
Çfarë ju ofrojmë
- Një mjedis ndërkombëtar dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
- Një ekip mbështetës dhe kulturë moderne pune.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe perspektiva afatgjata karriere.
- Trajnime dhe mundësi për të mësuar e për t'u zhvilluar vazhdimisht.
- Gjermanisht/Frëngjisht - 700 Lek Ora
- Gjermanisht/Italisht - 700 Lek Ora
- Italisht/Frëngjisht - 600 Lek Ora
- 40.000 Lek Bonus Sill Një Mik
- 12.000 Lek Bonus Performance
- 30.000 Lek Bonus Mirëseardhje
- Detaje të tjera të fushatës
- Orari i fushatës: 07:00–19:00, nga e Hëna në të Premte. Oraret janë të ndryshueshme në bazë të projektit.
- Trajnimi zgjat 3 jave: në orarin 09:00-17:30 (E Hënë – E Premte).
- Për t’u bërë pjesë e fushatës, duhet të kaloni testin e gjuhës.
- Oferta e punës është e vlefshme vetëm për personat që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë.