Përshkrimi
Pozita ka për detyrë të ofrojë asistencë teknike në terren për klientët e shoqërisë, duke trajtuar dhe zgjidhur kërkesat e tyre për mbështetje.
Detyrat
- Zbaton verifikime dhe shqyrtime në terren sipas udhëzimeve përkatëse, me qëllim që të identifikohet vështirësia që paraqet klienti.
- Bën përcaktimin e problemit të konstatuar.
- Vlerëson përgjegjësinë për problemin e identifikuar dhe të verifikuar, dhe e njofton klientin përkatës lidhur me këtë.
- Ofron përkrahje teknike brenda afateve të përcaktuara nga standardet, procedurat e shoqërisë ose udhëzimet e dhëna drejtpërdrejt.
- Jep përgjigje për pyetjet e klientëve për çdo çështje që lidhet me shërbimin e kontraktuar nga secili klient.
- Gjatë angazhimit në terren, mbikëqyr gjendjen e rrjetit dhe sugjeron përmirësime, ndryshime dhe zhvillime të mëtejshme në zonën që administron ose ku vepron.