Përshkrimi
Abissnet Sh.a synon të forcojë ekipin e saj me një Punëtor për Punime Civile, i cili do të angazhohet në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit me fibra optike.
Detyrat
- Kryerja e hapjes dhe mbylljes së kanaleve për montimin e rrjetit të fibrave optike.
- Realizimi i punëve civile për ngritjen e infrastrukturës së rrjetit.
- Ndërtimi dhe rregullimi i pusetave/manholeve.
- Vendosja e tubacioneve dhe komponentëve të tjerë infrastrukturorë.
- Rivendosja e sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme pas mbarimit të punimeve.
- Ofrimi i ndihmës për ekipin gjatë punëve në terren.
- Respektimi i kërkesave të sigurisë dhe udhëzimeve teknike.
Kualifikimet
- Përvoja në punë ndërtimore/civile konsiderohet përparësi.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe punë në terren.
- Sjellje e përgjegjshme, korrektësi dhe përkushtim në punë.
- Gatishmëri për angazhim fizik në mjedise të ndryshme.
- Përvoja në punime infrastrukturore për rrjete telekomunikacioni vlerësohet si avantazh.