Përshkrimi
ABI Construction po zgjeron ekipin dhe kërkon një Ekonomiste / Asistente Administrative. Personi i përzgjedhur do të merret me administrimin dhe mbikëqyrjen e proceseve financiare e kontabël të kompanisë, hartimin e raporteve financiare dhe dokumentacionit përkatës, si edhe koordinimin me departamentet e tjera.
Detyrat
- Menaxhimi dhe arkivimi i dokumentacionit të kompanisë.
- Organizimi dhe ndjekja e faturave, pagesave dhe shpenzimeve.
- Hartimi i tabelave dhe raporteve ekonomike.
- Mbështetje në përgatitjen e ofertave dhe preventivëve.
- Përpunimi dhe përgatitja e dokumenteve në AutoCAD.
- Krijimi i materialeve grafike dhe promocionale për kompaninë.
- Kontribut në proceset administrative dhe organizative të biznesit.
Kualifikimet
- Mosha 25–40 vjeç.
- Diplomë e arsimit të lartë në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në ekonomi, administratë ose kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohuri praktike në AutoCAD.
- Aftësi në Graphic Design, Canva, Photoshop ose programe të përafërta.
- Zotësi për hartimin e tabelave, ofertave, preventivëve dhe dokumentacionit.
- Eksperienca në fushën e ndërtimit konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi.
- Korrektësi, seriozitet, përpikëri dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
Çfarë ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe serioz.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Perspektivë për bashkëpunim afatgjatë.
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
ABI CONSTRUCTION SH.P.K.
Profesionalizëm • Përgjegjshmëri • Cilësi