Përshkrimi
A&B-2 Shpk vepron si distributor i Coca Cola dhe ujit të ftohtë Tepelene në Tiranë dhe po kërkon të punësojë Shofer / Furnitor shpërndarjeje me furgon.
Detyrat
- Kryen dërgimin e mallrave dhe produkteve nga magazina qendrore drejt klientëve.
- Kujdeset që porositë e pranuara të mbërrijnë në afat dhe në adresën e duhur.
- Ndërton dhe ruan komunikim të mirë me klientët.
- Mban mjetin të pastër dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
Kualifikimet
- Duhet të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Kërkohet përvojë në drejtimin e furgonit dhe njohje e zonës së Tiranës.
- Përvoja e mëparshme në shpërndarje ose distribucion konsiderohet përparësi.
- Nevojiten aftësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Mosha e kërkuar është 25-45 vjeç.
Shënime
Magazinat e Coca Cola ndodhen pranë kështjellës Konti, Vaqarr, Arbane.
- Transporti ofrohet nga kompania.
- Jepet bonus mbi pagë.
- Ofrohen kushte pune shumë të mira dhe komode.
- Festat zyrtare janë ditë pushimi.